Warren Zaire-Emery, tregoi një tjetër performancë të mirë me PSG, në barazimin 1-1 me Borussia Dortmund, në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Champions League.
Ai ishte realizuesi i vetëm i francezëve në këtë ballafaqim, duke arritur në shifrën e katër golave këtë sezon dhe krahas tyre ka edhe pesë asistime.
Pas ndeshjes ai mori çmimin e lojtarit më të mirë, që ishte hera e dytë në 5 ndeshje këtë sezon në Champions League.
Zaire-Emery është lojtari më i ri që është paraqitur dhe ka shënuar gol për kombëtaren e Frances.
17 vjeçari së shpejti do ta nënshkruajë kontratën e re afatgjate me PSG, derisa ajo aktuale skadon në qershor të vitit 2025.