Mbrojtësi i Fiorentina-s, Luca Ranieri tha përpara ndeshjes së Conference League kundër Ferencvaros se të luash kaq shumë ndeshje për ekipin e tyre është shumë gjë e bukur.
Në prononcimin për mediet, Ranieri theksoi se te Fiorentina janë të lumtur dhe duan të ecin gjithmonë përpara në Europë.
“Të luash çdo tre ditë është gjëja më e bukur në botë.
Jemi shumë të lumtur, duam të ecim përpara në Europë dhe të përmirësohemi sa më shumë në kampionat”-deklaroi mbrojtësi i “vjolëve”.