Borussia Dortmund luftoi fort, vuajti, por në fund siguroi një barazim 1-1 përballë PSG-në, që u mjaftoi verdhezinjve të siguronin vendin e parë në grupin F të Champions League.
Marco Reus, lideri i nënkampionëve të Gjermanisë, analizoi shkurtimisht duelin përballë skuadrës së Luis Enriques. Duke theksuar se në “Signal Iduna Park” u zhvillua një “betejë” e vërtetë.
“Ishte një ndeshje e egër që mund të kishte përfunduar në çdo lloj mënyre.
Fatkeqësisht nuk arritëm të fitonim, por por në fund na mjaftoi edhe barazimi për ta përfunduar grupin në vendin e parë”, u shpreh 34-vjeçari.
Dortmundi dominoi me meritë “grupin e ferrit” dhe tashmë pret të mësojë rivalin në duelet me eliminim direkt në raundin e 1/8-ve.