Inzaghi merr lajmin e mirë

Futboll

Inzaghi merr lajmin e mirë

Më: 14 dhjetor 2023 Në ora: 12:58
Inzaghi

Lajme të mira vijnë nga infermieria për trajnerin e Inter, Simone Inzaghi. Mbrojtësi francez Benjamin Pavard mund të grumbullohet për ndeshjen e radhës në kampionat, atë ndaj Lazio, që do të luhet ditën e diel në “Olimpico”.

Lajmin e konfirmoi “Gazzetta Dello Sport”, që sqaron se mbrojtësi 27-vjeçar ka nisur të punojë me grupin. Vështirë se trajneri Inzaghi do ta hedhë në fushë në atë ndeshje, por fakti që lojtari ka rikuperuar nga dëmtimi është një lajm i mirë.

Me shumë gjasa, Pavard do të jetë në stol dhe ndoshta mund të luajë disa minuta në fund, për të testuar veten. Në ndeshjen e fundit ndaj Udinese, lojtari doli në fushë dhe përshëndeti tifozët, për të treguar se është gati për t’u rikthyer.

Lojtari nuk luan prej kohësh, për shkak të një dëmtimi të rëndë në këmbë, që tashmë duket se është lënë pas krahëve. Francezi do të zhvillojë edhe dy ditët e mbetura stërvitje me grupin dhe objektivi i parë është grumbullimi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat