Giorgio Chiellini sapo ka njoftuar tërheqjen e tij nga futbolli.
Ish-legjenda e Juventusit dhe ish-kapiteni i kampionëve të Europës ka varur këpucët pas aventurës në Los Angeles.
Në intervistën e fundit të dhënë për Sky Sport, mes temave të shumta të prekura, Chiellini ka përmendur Donnarumma-n si lojtarin më të mirë italian dhe liderin e kombëtares të së ardhmes:
“Donnarumma është futbollisti më i madh italian sot. Me respekt për të tjerët, ai është më i talentuari në nivel ndërkombëtar, i vetmi që mund të arrijë në maja.
Nuk është e lehtë për të në Paris, por ai mbetet ndryshe nga të tjerët”.
Gigio po përjeton një periudhë të komplikuar në Paris, me disa gabime që kanë shtuar kritikat ndaj tij, por Chiellini nuk ka asnjë dyshim për cilësitë e tij dhe udhëheqjen e tij në nivel kombëtar.