Carlo Ancelotti ka identifikuar skuadrën që ai beson se mund të pengojë Real Madridin e tij për të fituar Champions League këtë sezon.
Los Blancos e kanë fituar 14 herë kompeticionin eurpina dhe u eliminuan sezonin e kaluar nga Manchester City i Pep Guardiolas, që fitoi titullin e parë në Champions.
Tani, i përforcuar nga performanca mbresëlënëse e Jude Bellingham, Real Madrid është i vendosur të ndjekë edhe një herë lavdinë në UCL dhe synon triumfin e 15-të.
Ancelotti zbuloi skuadrën që beson se do të luftojë me skuadrën e tij për trofeun këtë sezon.
“City është favorit sepse ka një skuadër që e ka fituar atë sezonin e kaluar dhe ata nuk kanë ndryshuar shumë. Megjithatë, në Champions League ka surpriza në fund”, tha Ancelotti për SportBible.
“Real Madridi është një ekip që do të luftojë deri në fund. Ne kurrë nuk e mendojmë veten si favoritë, ashtu siç mendoj se City nuk e mendon. Ata e fituan atë vitin e kaluar, ata mund ta fitojnë përsëri”.