Partizani po e pret prej gati dy muajsh, Orges Shehin, por “spërkata” e Shkëndijës së Tetovës mund ta lërë duarbosh kampionen e Shqipërisë.
Sipas mediave maqedonase, tetovarët presin vetëm “po”-në e trajnerit shqiptar, i cili sot ka dalë i lirë pas fitimit të gjyqit me Tiranën.
Ja çfarë raporton medias maqedonase për fatin e ish-trajnerit të Tiranës:
“’SportSport’ mëson se trajneri shqiptar Orges Shehi do të jetë trajneri i ri i klubit nga Tetova. Ish-portieri i Kombëtares shqiptare njëkohësisht dhe ish-trajner i Skënderbeu, Kukësi dhe Tirana pritet te kuqezinjtë. Te Shkëndija po i kanë kryqëzuar gishtat për Shehin dhe presin konfirmimin e tij pas afrimit për të qenë i pari i stolit drejtues. Problem mbetet se për nënshkrimin e trajnerit duhet mposhtur interesimi i Partizanit.
Në të njëjtën kohë, Shkëndija po shqyrton edhe opsionet rezervë për pozitën e trajnerit, nëse Orges Shehi nuk pranon të vijë në Tetovë. Pas largimit nga Vardari, interesant është edhe Aleksandar Vasoski, apo Igor Angelovski “.