Luhen tetë ndeshjet e para, Muçi titullar te Legia. Zbardhen formacionet!
Liga e Konferencës sot mbyll kapitullin e ndeshjeve në grupe, ku do të përcaktohen edhe skuadrat që kualifikohen për në turin tjetër.
Në orën 18:45 lohen tetë ndeshjet e para në grupe, sfida interesante dhe vendimtare për sigurimin e biletës për në raundin tjetër të këtij kompeticioni.
Ernest Muçi e nis si titullar takimin me holandezët e AZ Alkmarit, ku edhe një pikë u mjafton polakëve për të siguruar vendin e dytë në grup.