Reprezentuesi i Kombëtares së Kosovës, Mërgim Vojvoda ka regjistruar plot 100 paraqitje për skuadrën italiane, Torinon.
Klubi italian për këtë të arritur, i ka bërë një dhuratë mbrojtësit të Kosovës, duke i dhuruar një fanellë me mbiemrin e tij dhe numrin 100.
“100 paraqitjet në fanellën e Torinos për Vojvoda. Bravo Mergim” – ka shkruar Torino në mbishkrimin e fotografive në faqen zyrtare.
Vojvoda është pjesë e Torinos nga shtatori i vitit 2020 kur u largua nga Standard Liege.
Këtë edicion, Vojvoda është paraqitur në 11 ndeshje me Torinon..