Ballkani eliminohet, Dinamo e fortë
Ballkani i Therandës ka pësuar humbje me rezultat 3:0 nga Dinamo e Zagrebit, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin në Maksimir” në kuadër të xhiros së fundit të Grupit C të Conference League në futboll.
Kampioni i Kosovës ka qëndruar 69 minuta por 21 minutat e fundit ishin fatale për ta.
Dinamo - Ballkani 3:0
Stadiumi në Maksimir.
Shikues: 10.000.
Gjyqtar: R. Bengoetxea (Spanja).
Kartona të verdhë: Petkoviq, Kaneko - Trashi, Halili.
Shënues: Periq (69'}, Petkoviq (72' e 77' - nga penalltia).
Dinamo Zagreb: Zagorac, Shutalo (Moharrami 43'), Petkoviq, Baturina (Bulat 46'), Ristovski, Susiq (Ljubiçiq 69'), Mishiq, Kaneko (Rukavina 78'), Perkoviq, Periq, Vidoviq (Spikiç 72').
Ballkani: Ballkani: Koliçi, Thaqi, Halili (Karrica 82'), Jashanica, Dellova, Trashi (POtoku 71'), Kuç (Tolaj 71'), Zyba, Gripshi (Ismajlgeci 31'), Hamidi (Manaj 82'), Berisha.
Në minutën e 10-të, fat i madh për Ballkanin! Jashanica gaboi në 16-sh e Baturina del në pozitë ideale por goditja e tij bllokohet nga Dellova.
Në minutën e 32-të, Nazmi Gripshi u largua nga loja për shkak të lëndimit.
Tre minuta pa përfunduar pjesa e parë Shutalo i Dinamos lëndohet dhe largohet nga loja.
Pjesa e dytë fatale pr ekipin e kryetrajnerit Ilir Daja.
Në minutën e 59-të, Perkoviq goditi nga rreth 15 metra por portieri Koliç me mund të madh e ka shpëtuar portën e tij.
Në minutën e 69-të, futbollisti Dino Periq kërceu më së larti dhe shënoi me kokë pas harkimit nga rivënia e këndit e futbollistit Mishiq.
Pas tre minutave (72’) Bruno Petkoviq shënoi nga afërsia për 2:0.
Në minutën e 75-të, Dellova shkaktoi penallti, duke e faulluar Kanekon.
Petkoviq (77’) shënoi nga penalltia për 3:0.
Në minutën e 80-të, Albin Berisha pati rast të qindpër qndtë por gjuajti drejt në trup të portierit dinamovit.
Plzen përfundoi i pari me 18 pikë, duke lënë pas Dinamon me 9, Astanën 4 dhe Ballkanin me 4 sosh.
Plzeni dhe Dinamo kualifikohen e Astana e Ballkani eliminohen.