Lajm i “hidhur” për Tuchelin

Futboll

Lajm i “hidhur” për Tuchelin

Më: 15 dhjetor 2023 Në ora: 12:17
Bayern

Lajm i “hidhur” për Tuchelin!

Largimi i francezit, Benjamin Pavard i hapi rrugën “promovimit” në pozicionin e tituallarit, marokenit, Noussair Mazraoui, i cili këtë sezon është kthyer në një “gur” të palëvizshëm, në krahun e djathtë të mbrojtjes, së “Baverzëve” të Bayern Munich, me stilin e tij të lojës, që pëlqehet shumë nga teknikut Thomas Tuchel.

Mirëpo, ky i fundit ka marrë një lajm goxha “të hidhur”, në fundin e përballjes, ndaj “Djajve të Kuq”, të Manchester United, me 26-vjeçarin maroken, që i është shtuar holandezit, Matthijs de Ligt, gjermanit Tarek Buchmann e senegalezit, Bouna Sarr, në listën e mbrojtësve të dëmtuar.

Këtë të premte është zbuluar dhe koha e nevojshme, që “pistonit” të krahut të djathtë të mbrojtjes do t’i duhet për t’u rikuperuar, teksa sipas raportimeve më të fundit, të mediave gjermanve, tekniku Thomas Tuchel do të duhet të bëjë pa shërbimet e marokenit deri në muajin shkurt, muaj kur do të nisin dhe sfidat me eleminim direkt, të UEFA Champions League.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat