Atalanta triumfoi me rezultatin 4-0 ndaj Rakov në Poloni, duke e mbyllur në vendin e parë fazën e grupeve në Ligën e Europës.
Ndeshja u arbitrua nga shqiptari Enea Jorgji. Asistentët e tij ishin Denis Rexha dhe Ridiger Çoka. Ndërsa Florian Lata ishte arbitri i katërt.
Pas sfidës gazetari i “Corriere dello Sport”, Edmondo Pinna i ka dedikuar një shkrim Jorgjit, teksa është ndalur tek moviola e ndeshjes Rakov-Atalanta.
“Një gjë është e sigurt, kur gjykon shqiptari Jorgji klubet tona fitojnë gjithmonë (9 ndeshje 9 fitore).
Nuk ka faull të Holm ndaj Novak që gjuajti dhe u rrëzua në zonë.
Mirançuk rikuperoi topin pa faull ndaj Kohergin.
Pasaliç në fillim e prek topin me këmbë pastaj ndoshta me parakrah, por nuk ishte e ndëshkueshme me penallti”, shkruan Pinna.