Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano ka bërë të ditur se Donny van de Beek do të transferohet këtë janar te skuadra e Eintracht Frankfurtit.
Marrëveshja mes Manchester United dhe Eintracht Frankfurtit është arritur në formë huazimi deri në qershor, me opsionin me të drejtë blerje.
Thuhet se tarifa e transferimit permanent do ë jetë 15 milionë euro, të përfshira këtu edhe bonuset.
Po ashtu, Eintracht Frankfurti do t’i paguajë United edhe një tarifë huazimi.