U mbyll me katër gola të shënuar, por pa fitues, ndeshja hapëse e javës së 15-të të Bundesligës mes B. Monchengladbachut dhe Werder Bremenit. Një rezultat që nuk kënaq “Ujqërit”, por as Werderin, pasi të dyja skuadrat mbeten në pozicione jo fort të favorshme në renditje.
U mbyll 2-2 në “Borussia-Park”, ku vendësit edhe e pse e përmbysën fillimisht rezultatin, nuk ia dolën ta mbronin fitoren.
E zhbllokoi takimin që në minutën e shtatë Borre në favor të miqve, por në fund të pjesës së parë Reitz ktheu barashpesën në rezultat.
Sapo nisi fraksioni i dytë, i njëjti autor i dha epërsinë Gladbachut, por nuk ishte e thënë që vendësit të merrnin maksimumin e pikëve.
Ducksch shënoi golin e dytë për Werderin në të 76-tën, me rezultatin që mbeti i pandryshuar në minutat e mbetura,