Dhjetë ditë para festës së Krishtlindjes, Lyoni nuk është më i fundit në renditjen e Ligue 1, një pozicion që e ka mbajtur që nga 23 tetori.
Këtë të premte, Lyoni fitoi në Monako (0-1) dhe kështu arriti suksesin e dytë radhazi pas fitores së arritur ndaj Toulouse (3-0), të dielën e kaluar.
Në stadiumin “Luigji II” vendosi goli i Jeffinhos pesë minuta para përfundimit të kohës së rregullt, duke zhbllokuar një ndeshje që deri në atë momente ishte luajtur e mbyllur, pas shumë raste për shënim.
Merita shkon për trajnerin Pierre Sage, që duket se ka ndërtuar gjetur mekanizmat e duhur për të vënë në funksion një grup futbollistësh pa busull deri një javë më parë.