Superliga e Kosovës, këto janë tri ndeshjet që zhvillohen

Futboll

Superliga e Kosovës, këto janë tri ndeshjet që zhvillohen

Më: 16 dhjetor 2023 Në ora: 09:01
Foto ilustrim

Në Superligën e Kosovës në futboll sot do të zhvillohet xhiroja e 18-të, ku për këtë të shtune janë planifikuar tri ndeshje.

Ndeshja kryesore do të jetë ajo në mes Dritës dhe Malishevës që do të nisë nga ora 13:00.

Dy ndeshjet tjera do të zhvillohen në mes Dukagjinit i cili e pret Gjilanin dhe Fushë Kosovës e cila e pret Feronikelin.

Aktualisht Drita është në pozitën e dytë me 31 pikë, shtatë më pak se Ballkani që është në vendin e parë dhe pesë më shumë se Malisheva që është në vendin e katërt.

Ndërsa, Dukagjini është në vendin e gjashtë me 21 pikë, Feronikeli në vendin e shtatë me 19 pikë, kurse Gjilani dhe Fushë Kosova ndajnë pozitat tetë dhe nëntë me 17, respektivisht 10 pikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat