Dinamo do të presë ditën e sotme në “Niko Dovana” ora 17:00 Egnatian, takim i vlefshëm për javën e 17-të të Superiores. Një duel ku “Blutë” do të synojnë rikthimin te fitorja, teksa përballë kanë kryesuesit e kampionatit.
Për “Nëndetësen” nuk do të jetë aspak e lehtë, teksa Dritan Mehmeti do të vuajë mungesën e një titullari. Bëhet fjalë për Albion Markun, i cili ka plotësuar numrin 4 të kartonëve të verdhe dhe ndaj rrogozhinasve do të jetë i pezulluar.
Ndërkohë kujtojmë se mungea janë edhe Redon Danaj, i cili nuk është rikuperuar ende.
Gjithashtu Alesio Mija dhe Silvio Vokrri nuk janë ende në 100% e tyre dhe ndaj rrogozhinasve do të ndjekin këtë sfidë nga stoli.