Florent Hasani duket se e ka mbyllur aventurën e tij me Tiranën.
Sulmuesi i ‘bardhebluve’ do të largohet nga kryeqyteti në merkaton e janarit. Rumania pritet të jetë destinacioni i radhës për një nga lojtarët më të mirë të Superiores.
Sipas “SuperSport”, për sulmuesin e Tiranës kanë interes shumë klube, por në ‘PolePosition’ për të siguruar shërbimet e Hasanit është Rapidi i Bukureshtit.
Kujtojmë që Hasani tek ekipi rumun do të gjejë edhe një shqiptar tjetër, sulmuesin, Albion Rrahmanin. Zyrtarizimi i sulmuesit të Tiranës tek ekipi i ri është çështje kohe.
Nga ky operacion, Tirana pritet që të përfitojë rreth 600 mijë euro.
Kujtojmë që Hasani është pjesë e ‘bardhebluve’ që prej verës së vitit 2022.
Sulmuesi shkëlqeu për 1 vit e gjysmë te Tirana duke shënuar plot 29 gola e 11 asiste, ndërsa ka fituar 1 titull kampion dhe 1 Superkupë.