Barcelona e gatshme të “sakrifikojë” Lewandowskin

Futboll

Barcelona e gatshme të “sakrifikojë” Lewandowskin

Më: 16 dhjetor 2023 Në ora: 15:13
Lewandowski

Barcelona e gatshme të “sakrifikojë” Lewandowskin!

Barcelona me shumë mundësi do të shesë Robert Lewandowski-n në verë, për të transferuar Bruno Guimaraes nga Newcastle.

Sipas raportimeve të medieve britanike, mesfushori është i zemëruar me eliminimin nga Champions League dhe dëshiron të luajë në kompeticionin më të rëndësishëm për klube vitin e ardhshëm.

Ndaj theksohet se ai mund të jetë i hapur dhe i gatshëm të dëgjojë ofertat nga Spanja.

“Katalanasit” nuk kanë mjaftueshëm para në “arkë”, ndaj afrimi i Guimaraes sjellë si nevojë që te Barcelona të ketë edhe “sakrifica”, pasi klauzola e lirimit të mesfushorit është plot 116.3 milionë euro, ndërsa emri që “Blaugranat” planifikojnë të nxjerrin në shitje është Robert Lewandowksi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat