Derbi i madh që çon në këmbë gjithë Kroacinë, mes dy rivalëve të përbetuar e të përjetshëm Dinamo e Zagrebit dhe Hajduku i Splitit.
“Dinamo dhe Hajduku në Maksimir do të mbyllin këtë të diele pjesën vjeshtore të sezonit kroat.
Ndeshja luhet në kuadër të javës së 19-të dhe është do të fillojë në orën 17:15.
Kërkesa për bileta është e madhe”, shkruan media kroate “Veçernj List”.
Futbollisti i Hajdukut, Emir Sahiti dhe reprezentuesi i Kosovës, beson e shpreson se do të kthehet ballëlart nga Maksimiri.
"Shkojmë në Zagreb për të fituar, ‘Torcida’ është aty dhe na presin tifozët tanë që nuk i gjen askund, shpresoj edhe ata do të jenë të kënaqur me ne”, tha Sahiti.