Partizani u ndal në barazimin e gjashtë radhazi, kësaj radhe në transfertën përballë Kukësit. “Demat” humbën dhe një penallti në minutën e 101’ të takimit, por trajneri Abilaliaj e konsideroj se një penallti nuk mund të gjuhej në kushtet e atilla, pasi tifozët hynë në fushë për protesta pak sekonda më përpara.
“Duke pasur parasysh lojën që bëmë, nuk i konkretizuam rastet për të marrë tre-pikëshin.
Kjo gjë na dëmton. Penalltia në fund. Bie shtyllë, por nuk kisha parë që të mbyllej loja në këtë farë mënyre.
Zakonisht ne i paracaktomë tre goditës, por nuk mund të goditësh penalltinë në kushte të tilla. Ajo ndikoj te gjendja psikologjike e Valit (Murataj). Njerëzit janë të zgjedhur, por i vetmi që ishte gati për të goditur ishte Vali (Murataj).
Forcuam akoma më shumë mesfushën me forcën dinamike. Pjesën e parë isha shumë i kënaqur. Sa u ambientuam me kushtet e lojës, në momentin tjetër na dhanë shumë frymëmarrje me Mensahn dhe Taipin.
Ishim të detyruar të zëvendësonim Hadrojn përsëri për një dëmtim. Atanaskoski po luante i dëmtuar dhe kjo na jepte limite në shtyrjen përpara. Dhe Mageti dhe Mehmeti harxhuan shumë energji në pjesën e parë”, u shpreh Abilaliaj.