Skuadra e Nice ka bërë një hap fals në garën për kreun e Ligue 1, ndërsa është mposhtur me rezultatin 3-1 nga Le Havre në javën e 16-të.
Vendasit zhbllokuan takimin që në minutën e 5’, me Sabbi që i dha avantazhin ekipit të tij.
Ndërsa në minutën e 35’ Sabbi shënoi golin e dytë personal, por edhe për ekipin e tij.
Në minutat e para të fraksionit të dytë, më saktë në minutën e 51’, Bayo realizoi golin e tretë për Le Havre, duke shënuar me penallti.
Në minutën e 81’ të dyja skuadrat mbetën me nga 10 lojtarë, pasi Grandsir nga vendasit dhe Todibo nga miqtë u ndëshkuan me kartonë të kuq, për sjellje të gabuar.
Nice tentoi të reagojë dhe në minutën e 90+1’ shënoi me Louchet, megjithatë në fund takimi u mbyll me rezultatin 3-1.
Pas javës së 16-të, Le Havre momentalisht ngjitet në vend të nëntë me 19 pikë, teksa Nice renditet në vend të dytë me 32 pikë, një hap fals ky në garën për titullin e Ligue 1, pasi PSG që kryeson me 36 pikë, ende nuk ka zhvilluar takimin e javës së 16-të.