Këtë të shtunë është duke u zhvilluar mbrëmja Gala të Yjeve të Sportit, nga e cila kryeministri Edi Rama i ka dorëzuar një çmim nderi trajnerit të kombëtares shqiptare të futbollit, Sylvinho Campos.
Gjatë dorëzimit të çmimit, Rama nuk i ka kurseu batutat, ndërsa theksoi se Sylvinho-n do “e bëjmë shqiptar”.
“Dua t’i bëj një falenderim presidentit të Komitetit Olimpik Evropian i cili na nderon me praninë e tij. Rastësia e do që njëri të jetë grek, tjetri italian. Kështu që grekë, italianë, shqiptarë, jemi në një familje.
Kemi dhe një brazilian, për syrin e keq, por nëse grekun dhe Italian do i lëmë siç janë, brazilianin do ta bëjmë shqiptar, por edhe ai e ka pranuar me kënaqësi që të marrë nënshtetësinë shqiptare.”- tha Rama.