Valencia i merr pikë Barcelonës së trajnerit Xavi.
Barcelonën, barazimi e lë edhe më larg kreut të tabelës.
Valencia ka barazuar me rezultat 1:1 me Barcelonën, në takimin e javës së 17-të të kampionatit spanjoll.
Futbollisti Joao Felix në minutën e 55-të realizoi për Barcelonën por kjo nuk mjaftoi për fitore.
Në minutën e 70-të Guillamon ka barazuar rezultatin 1:1.
Barcelona është në vend të tretë me 35 pikë e Valencia në të dhjetin me 20 sosh.