Shokut të shqiptarit i kyçin nënën në dhomë dhe i hapin kasafortën

Futboll

Shokut të shqiptarit i kyçin nënën në dhomë dhe i hapin kasafortën

Më: 17 dhjetor 2023 Në ora: 11:38
Espanyoli

Momente paniku për shqiptarin Keita Balde.

Ish-sulmuesi i Interit, këtë sezon po luan në La Liga 2 tek Espanyoli.

Aty ku është huazuar nga rusët e Spartakut të Moskës.

Shtëpia e senegalezit është grabitur nga tre hajdutë me kapuça, ndërkohë që brenda saj ndodhej nëna e 28-vjeçarit.

E cila ka përfunduar e kyçur në një dhomë nga grabitësit sipas raportimeve të shtypit spanjoll.

Ndërkohë që këta të fundit kanë sharruar kasafortën.

Dhe më pas u arratisën pasi morën shumë sende me vlerë brenda saj, duke përfshirë edhe disa orë luksoze. Nëna e tmerruar lajmëroi menjëherë policinë.

Që ka nisur menjëherë hetime, ndërkohë që bëhet e ditur se dyshimet e para shkojnë për një bandë nga Europa Lindore. E specializuar në grabitjet e vilave dhe shtëpive private.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat