Sulmuesi shqiptar protagonist me gol në Angli!
Armando Dobra vazhdon të shkëlqejë në Angli me skuadrën e Chesterfield, kësaj radhe duke shënuar në fitoren e katërt radhazi që skuadra e tij arriti në kampionat.
Sulmuesi 22-vjeçar arriti të gjente rrugën e rrjetës në minutën e 5’ të takimit përballë (1:0) Hartlepool në transfertë, duke vazhduar kështu marshimin drejt një kategorie më sipër.
Ky është goli i pestë për Dobrën në kampionat këtë sezon.