Pavarësisht se në përbërje ka lojtarë me eksperiencë të madhe dhe plot kualitet, Sevilla vazhdon të jetë në krizë rezultatesh. Humbja 0-3 përballë Getafes solli shkarkimin e trajnerit Diego Alonso. Vetëm dy muaj pasi zëvendësoi Mendilibar.
Skuadra andaluziane u eliminua nga Champions League si vendi i fundit në grup, ndërkohë që në La Liga renditet e treta nga fundi. Në lidhje me situatën e vështirë te Sevilla ka folur Ivan Rakitiç.i
U kërkoj falje njerëzve tanë, tifozëve dhe të gjithë atyre që na mbështetin në çdo moment. Ndjesë, por u premtoj se do të punojmë më shumë se kurrë.
Ky është momenti më i vështirë, më i trishtë dhe më i komplikuar në karrierën time. Por nuk dorëzohem derisa ta kthej Sevillan aty ku e meriton”, theksoi mesfushori kroat.