Llapi i Podujevës kthehet me tre pikë nga stadiumi “Përparim Thaçi” në Prizren.
Llapjanët ngadhënjyen me rezultat 2:0 ndaj Lirisë.
Skuadra me renome Liria futet edhe më shumë në krizë të rezultateve dhe do ta pret një pranverë shumë e vështirë.
Muhamet Hyseni (28’) e Hamdi Namani (61’) shënuan golat e fitores së Llapit.
Lira është në fund të tabelës me 9 pikë dhe Llapi renditet në vend të dytë me 34 pikë.