Ndeshja mes Skënderbeut dhe Laçit në Korçë mbyll javën e 17 të Superiores, ku gjithçka duket e hapur në luftën për të gjitha objektivat.
Skënderbeut i duhet një fitore për t’u kthyer përsëri në katërshen e parë, ku ka qenë vazhdimisht në këtë pjesë të parë të sezonit.
Ndërsa Laçi është në kërkim të tre pikëve për t’u shkëputur nga zonat e ulëta të renditjes, ku ka rrëshqitur pas rezultateve të fundit aspak pozitive.
FORMACIONET ZYRTARE
SKËNDERBEU: Alia, Ramos, Prençi, Rabiu, Frashëri, Dumfur, Merlim, Shaqe, Liço, Franklin, Rashica.
Trajner: Ivan Gvozdenoviç
LAÇI: Dajsinani, Dajko, Silva, Kurti, Lima, Mjaki, Kryeziu, Qato, Myrta, Ujka, Sobouejll.
Trajner: Mirel Josa.