Arsenali ka triumfuar me rezultat 2:0 ndaj Brightonit, në takimin e javës së 17-të Premier League.
Golat i realizuan Grabriel Jesus (53') e Havertz (87').
Mysafirët patën mundësi të barazojnë por nuk e finalizuan një rast të mirë në minutën e 83-të kur Pascal Gross gjuajti jashtë portës.
Arsenali kthehet në krye të tabelës me 39 pikë por ka një pikë më shumë se Aston Villa në pozitën e dytë.
Brighton renditet në vend të 9-të me 26 pikë.