Klopp dhe Ten Hag zbulojnë formacionet e Liverpool - Manchester Utd

Futboll

Klopp dhe Ten Hag zbulojnë formacionet e Liverpool - Manchester Utd

Më: 17 dhjetor 2023 Në ora: 16:59
Fomacionet

Ndeshja kryesore e kësaj jave të 17 të Premier League është padyshim ajo mes Liverpoolit dhe Manchester United.

Trajnerët Jurgen Klopp dhe Erik ten Hag kanë vendosur tashmë sa i takon formacioneve respektive.

Liverpool e nis me Gravenberch e Endo në mesfushë ndërsa Tsimikas rreshtohet në krahun e majtë të mbrojtjes, me pjesën tjetër të skuadrës që nuk ndryshon shumë.

Ndërkohë, nga ana tjetër një fanellë titullari i besohet sulmuesit Hojlund i cili shoqërohet në repartin e ofensivës me Garnacho dhe Antony. Sakaq, nga minuta e parë e nis veteran Evans në mbrojtje ndërsa në stol Rashford.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat