Shpendi gjen golin e 10 në kampionat

Futboll

Shpendi gjen golin e 10 në kampionat

Më: 17 dhjetor 2023 Në ora: 18:33
Shpendi

Kristian Shpendi është bërë protagonist absolut i Çezenës në këtë sezon dhe me golat e tij, po mban skuadrën në vendin e parë të renditjes të Grupit B të Serisë C, duke vazhduar aty ku e la vëllai i tij binjak, Stiven i cili u transferua në verë te Empoli.

Sot, sulmuesi ka shënuar golin e tij të 10 në këto 18 ndeshje të para të sezonit, në barazimin 1-1 që ekipi i Çezenës mori në shtëpi përballë Torres, skuadrës që e ndjek hap pas hapi në renditje.

Goli I Shpendit ishte ai i cili solli avantazhin në minutën e 48-të të ndeshjes, duke ndezur stadiumin i cili në kor thirrtë emrin e sulmuesit shqiptar.

Për fat të keq, miqtë barazuan vetëm 4 minuta më vonë, për të vulosur rezultatin 1-1.

Ky ishte goli i 10 i Shpendit në këtë kampionat, duke qenë golashënuesi më i mirë aktualisht në Grupin B të Serisë C

Në sezonin e kaluar, ku kishte qenë shpesh zëvendësuesi i vëllait të tij, ai nuk kishte shënuar asnjëherë me fanellën e kësaj skuadre.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat