Dinamo e Zagrebit dhe Hajduku i Spliti u përplasën në "Maksimir" por nuk solli fitues ky takim, duke përfunduar ashtu siç nisi me rezultat 0:0.
Dy shqiptarë titullarë, kapiteni Arijan Ademi të Dnamo dhe reprezentuesi Kosovës, Emir Sahiti të Hajduku.
Ndeshje e luftuar deri në frymën e fundit në një atmosferë të zjarrtë, por sulmuesit nuk e patën mbrëmjen e tyre.
Sahiti është zëvendësuar në minutën e 83-të, ndërsa Leon Dajaku u aktivizua nga minuta e 29-të të Hajduku.
Derbin e përcollën mbi 20 mijë shikues.
Pas javës së 19-të elitës së futbollit kroat, Hajduku kryeson me 41 pikë, pasojnë Rijeka me 35, Dinamo 34 (dy ndeshje m pak), Osijeku 27, Gorica 27 pikë etj.