Roma kokulur nga Bologna.
Trajneri Jose Mourinho me dhimbje koke, pasi që ekipi i tij Roma, ka pësuar humbje me rezultat 2:0 në konak të Bologna-s.
Bologna ngadhënjeu me golat e futbollistëve Moro (37') e Kristensen (49').
Roma bie në pozitën e shtatë me 25 pikë e Bologna ngritet në të 4-tin me 28 pikë të mbledhura pas 16 jave në Serie A.
Interi kryeson me 38 pikë, pasojnë Juventusi 37, Milani 32 pikë etj.