Kosova e Dusseldorfit e ka përmbyllë në mënyrën më të mirë pjesën vjeshtore në Bezirksliga.
Kuqezinjtë shënuan fitore të thellë me rezultat 4:0 ndaj TuS Mündelheim, në ndeshjen e javës së 18-të.
Kosova ka përfunduar në krye të tabelës mes 48 pikë apo me 15 fitore, 2 barazime e 1 humbje.
Gjashtë vendet e para
1. Kosova 18 15 2 1 56:14 47
2. TSV Eller 04 18 15 1 2 61:23 46
3. SG Benrath-Hassels 18 14 1 3 54:18 43
4. DJK Gnadental 18 13 3 2 68:26 42
5. GSG Duisburg 18 9 2 7 39:34 29
6. DJK Sparta Bilk 18 8 3 7 52:33 27
Bujar Neziri, president i klubit, me stafin e tij, realizuan objektivat për pjesën e parë të kampionatit, duke dimëruar në krye të renditjes.
“Me 3 pikët e radhës mbyllim këtë gjysmësezon në vendin e parë me 47 pikë nga 18 ndeshje të zhvilluara ku u shpallëm kampion vjeshtorë
Me rezultat 4:0 në të mirë të ekipit tonë përfundoi ndeshja e fundit e këtij viti kundër TuS Mündelheim me golat e shënuar nga Joshua Sumbunu (15’ 80’) Ferdi Acar (57’) dhe Astrit Hysenj (77’).
Mbyllim një vit mjaft të suksesshëm dhe vazhdojmë drejt qëllimit tonë vitin e radhës. Ju në ditët në vazhdim do të njoftoheni me orarin e parapërgatitjeve dhe ndeshjeve miqësore që klubi ynë ka të planifikuara vitin e ardhshëm”, thuhet nga FC Kosova.
Për këtë sukses pa sponsorë nuk do të ishte e mundur.
FC Kosova ka falënderuar sponsorët dhe tifozët që janë krahë i fortë i rezultateve dhe që dimëruan në krye të tabelës.
“Për këtë vit ne falënderojmë sponsorët e klubit të cilët janë aty çdoherë kur ne kemi nevojë po ashtu trajnerët, lojtarët e kryesinë për një punë të jashtëzakonshme.
Falënderim i veçantë shkon për të gjithë ata shikues qe ishin me në çdo të diele në përkrahje të ekipit.
Nga ne, klubi ynë ju urojmë festat e fund vitit dhe ne shihemi vitin e ardhshëm të bashkuar drejt qëllimit tonë”, ka shkruar në faqen e saj FC Kosova.