Bayern Munich rikthehet te fitorja në Bundesliga dhe atë e bën ndaj Stuttgart në “Allianz Arena”.
Bavarezët triumfuan me rezultatin 3-0 në javën e 15-të të Bundesliga, në takimin që u zhbllokua pas 1 minute e 22 sekondash nga Harry Kane.
Në minutën e 25’ Kim Min-Jae gjeti rrugën drejt rrjetës, por pas verifikimit në VAR ai gol u anulua për pozicion të parregullt, ndërsa në minutën e 45’ u anulua goli i Muller për “offside”.
Më pas në nisjen e pjesës së dytë, në minutën e 55’ Kane realizoi golin e dytë për Bayern, teksa në minutën e 63’ Kim Min-Jae vulosi sfidën.
Pas javës së 15-të Bayern rendite në vend të dytë me 35 pikë, katër më pak se Leverkusen që kryeson, teksa Stuttgart renditet në vend të katërt me 31 pikë.