Vllaznia luan ndeshjen e fundit të këtij vitio përballë Skënderbeut në “Loro Boriçi”, të premten e 22 dhjetorit në orën 17:00.
Klubi shkodran ka njoftuar në rrjetet sociale, që paratë e fituara nga biletat do të shkojnë për Shtëpinë e të Moshuarve dhe Shtëpinë e Fëmijës.
“Dhuro!
Ku ka më bukur se të festohet mbyllja e vitit me vllaznit në mitikun “Loro Borici”.
Për më tepër duke dhuruar për shtresat në nevojë me rastin e festave të fundvitit. Pikërisht për këtë arsye, KF Vllaznia fton të gjithë tifozët kuqeblu për të qenë të pranishëm në stadium ditën e premte në orën 17:00 për ndeshjen me Skënderbeun, e fundit e këtij viti dhe të gjitha të ardhurat nga shitja e biletave të saj do të shkojnë për Shtëpinë e të Moshuarve dhe Shtëpinë e Fëmijës.
Prandaj, Eja edhe Ti! Për Vllazninë dhe për të dhuruar! Gëzojmë së bashku!”, shkruan klubi kuqeblu.