Trajneri gjerman, Andre Breitenreiter, ka dy oferta të rëndësishme në tavolinë para vetes, ku njëra ndër to është nga Kosova.
Në takimin mes Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) dhe Breitenreiter dhe pritet të ketë zhvillime të reja gjatë ditëve në vijim. Përveç Kosovës, 50-vjeçari ka marrë ofertë edhe nga Hamburgu që bën gara në kategorinë e dytë të futbollit gjerman.
Pozita e përzgjedhësit tek Kosova momentalisht është vakant, pas largimit të Primozh Glihas me të përfunduar cikli kualifikues për “EURO 2024”. Alternativa tjera të mundshme sipas asaj që është raportuar ditëve të fundit janë edhe Roberto Karlos dhe ish-trajneri i Besiktasit, Shenol Gynesh.
Breitenreiter ka një CV të pasur, teksa ka drejtuar klube të ndryshme në Gjermani, duke filluar nga Paderborni, Shalke 04, Hanoverin dhe Hofenhajmin, ndërsa një sezon ishte në krye të Cyrihut në Zvicër.