Ai e riktheu Barcelonën në krye të Spanjës sezonin e kaluar dhe në fazën e 1/8 finale të Champions League (ku do të takohet me Napolin e Mazzarrit) sezonin aktual.
Megjithatë, të gjithë presin më shumë prej tij.
Një situatë që po e vë në vështirësi Xavi, sidomos duke pasur parasysh krahasimin e vazhdueshëm me një trajner, që ka bërë historinë: Pep Guardiola. Sipas “RAC 1”, kjo nuk krijon një klimë pozitive:
“Duhet pranuar se tifozët e Barcelonës janë specialistë në krijimin e betejave dhe gjenerimin e llogoreve.
Kur gjërat shkojnë keq, gjithçka përkeqësohet. Momenti i Barçës nuk është i mirë. Është e vërtetë që Xavi shpërdoron shumë energji duke parë se çfarë shkruajnë apo thonë për të.
Kur je trajner i një skuadre si Barcelona, duhet të përqendroheni në punën e fushës.
Megjithatë, në rrethinat e tij ekziston ndjenja se njerëzit e afërt të Guardiolës po e pengojnë për këtë. Në vend që ta ndihmojnë, po e kritikojnë atë".