Ten Hag për Mainoon: Kur je mjaftueshëm i mirë, je mjaftueshëm në moshë

Futboll

Ten Hag për Mainoon: Kur je mjaftueshëm i mirë, je mjaftueshëm në moshë

Më: 19 dhjetor 2023 Në ora: 13:34
Kobbie Mainoon

Trajneri i Manchester United e ka lavdëruar Kobbie Mainoon i cili po shkëlqen për Djajtë e Kuq në ndeshjet e fundit.

Futbollisti nga academia është vetëm 18-vjecar mirëpo ka gjetur vend në mesfushën e Unitedi në ndeshjet e fundit.

“Kur je mjaftueshëm i mirë, je mjaftueshëm në moshë. Dhe Kobbie e vërteton këtë”, ka thënë Ten Hagu për mediat.

“Ai ka njëfarë qetësie dhe kompozimi. Cilësitë e tij më të mira janë skanimi i tij, mirëpo ai është i mirë fiizkisht”.

“Ai është i ri, do t’i përshtatet lojës”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat