Orges Shehi fitoi çmimin e “Trajnerit të vitit 2023”.
Ish-trajneri i Tiranës aktualisht është pa skuadër, teksa arriti të bënte mjaft mirë me bardheblutë gjatë këtij viti kalendarik.
Sulmuesi i Kombëtares kuqezi, Taulant Seferi ka reaguar pas këtij çmimi. Ai ka uruar Shehin përmes një postimi në InstaStory.
“Urime Profesor e meriton plotesisht, te uroj edhe shum sukses e shendet ne te ardhmen”, shkruan Seferi.
Rikujtojmë që Seferi ka punuar me Orgesin gjatë vitit 2021-2022 kur ishte pjesë e skuadrës së Tiranës.