Simboli kombëtar shqiptar duket se i ka fiksuar të gjithë e po njihet anë e mbanë botës.
Pas reperit Drake, i cili jo vetëm që i dedikoi këngë një vajze shqiptare, por shfaqi motivet me ngjyrat kuq e zi, tashmë duket se një sportist amerikan është fiksuar me simbolin tonë kombëtar.
Bëhet fjalë për yllin e futbollit amerikan Joshua Keith Palmer, i cili është shfaqur në stadium me bluzën e kuqe me shqiponjën dykrenare.
Palmer është një futbollist i suksesshëm i ‘Los Angeles Chargers’ në NFL (Liga Kombëtare e Futbollit) në SHBA.