Lazio do të përballet me Bayern Munich në 1/8 finale të Champions League. Shorti në Nyon, sigurisht që nuk ishte i lumtur për bardhekaltrit e Sarrit, të cilët duhet të sfidojnë gjigantët bavarezë.
Mendimi i mësipërm është edhe i Felix Magath, i cili e njeh shumë mirë Bayernin, ngaqë e ka trajnuar nga viti 2004 deri më 2007:
“Është përballje e vështirë për Lazion, nuk ka dyshim, por jo e pamundur. Asgjë nuk është e pamundur në futboll, ka gjithmonë mundësi. Për të mposhtur Bayernin nuk duhen sekrete: ka disa lojtarë kyç, duhet t’iu kushtoni vëmendje atyre.
Sigurisht, bavarezët janë favoritët për t’u kualifikuar në çerekfinale”.
Immobile kundër Kim dhe De Ligt…
E kujtoj nga koha e tij te Borussia Dortmund, një lojtar i fortë.
Nëse më duhet të jem i sinqertë, mendoj se dy mbrojtësit e Bayernit mund të përfitojnë nga fakti se e njohin atë nga koha e tyre në Serie A.
Tuchel-Sarri, duket sikur do të luajnë shah…
Ata janë trajnerë të mirë, të dy kanë fituar edhe në Europë, në kohën e tyre përkatëse me Chelsea.
Megjithatë, dhe unë e mbështes këtë si trajner, lojtarët i fitojnë ndeshjet. Bayerni, pas ndalesës dimërore të Bundesligës, do të jetë më i freskët.
Ka shumë rëndësi si arrijnë skuadrat në mes të shkurtit, kur luhet ndeshja e parë e këtij raundi të Ligës së Kampionëve.