Anila Basha, anëtare e Komitetit Ekzekutiv të FSHF dhe shefja në federatë për futbollin e femrave shkruan:
“Futbolli ka dhe sakrifica. Si ky i Valentina Trokës, vajzës që rrëmbeu trofeun e “Këpuca e Artë 2023” që në skenë u ngjit me paterica pas një dëmtimi në fushën e lojës në ndeshjen e kësaj jave.
E mirë që nuk dola as unë me paterica nga kjo mbrëmje pasi u pengova te shkallët, por që nuk u rrëzova.
“Më të mirët 2023″ mbrëmjen e djeshme pati shumë emocione”- përfundon Anila Basha, njeriu që po bën epokën në futbollin e femrave.