Marcus Thuram ka qenë protagonist i “Marcus komenton Tikus”, një intervistë e publikuar në kanalin Inter YouTube:
“Unë kam një ekip që më ndihmon, të gjithë shokët e mi.
Pastaj është Lauti që është afër meje, ai është një kapiten i jashtëzakonshëm.
Ne përpiqemi të bëjmë më të mirën që mundemi, edhe pse futbolli është vetëm një lojë”.
– A ka ngjashmëri mes golit tuaj në derbi dhe atij të Adrianos kundër Udineses?
“Jo, nuk është e njëjta gjë. Ai i Adrianos ishte një gol individual, bukuria ime qëndron te gjuajtja”.
– Çfarë do t’i vidhnit brazilianit?
“Gjuajtjen me të majtën”.
– Çfarë ndjesish keni kur luani në një stadium si San Siro?
“Më ka pëlqyer të luaj atje që nga dita e parë, tifozët janë të jashtëzakonshëm. Sa herë që ka ndonjë aksion ndihesh sikur po të shtyjnë”.