Statistikat e Ramadanit!
Viti 2023 shënon pa dyshim pikën kulmore të karrierës së Ylber Ramadanit.
Transferimi te Lecce dhe paraqitjet mbresëlënëse si në Serinë A dhe në Kombëtare i kanë rritur ndjeshëm kuotat e mesfushorit shkatërrues, që tashmë është shndërruar në objektiv të shumë skuadrave kryesisht në Serinë A.
Në emisionin “Analizë Kuqezi” u paraqitën statistikat e 27-vjeçarit këtë vit kalendarik. 82% i saktë në pasime, 10.2 topa të rikuperuara për ndeshje apo 61.2% efektiv në prekjet e topit.