Manchester City në finale të Kupës së Botës, ndeshet me Fluminensen

Futboll

Manchester City në finale të Kupës së Botës, ndeshet me Fluminensen

Nga: K. G. Më: 19 dhjetor 2023 Në ora: 20:50
Manchester City

Manchester City ka shënuar fitore me rezultat 3:0 ndaj skuadrës japoneze Urava, në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Botës për Klube.

City ka treguar lojë shumë të mirë dhe pa ndonjë problem e ka mundur ekipin japonez.

Në fund të pjesës së parë shënohet goli, Hoibraaten shënoi autogol.

Kavaçiç në minutën e 52-të e Silva në atë të 59-të thelluan fitoren në 0:3.

Ndeshja është zhvilluar në stadiumin “King Abdullah Sports City” në Jeddah.

City e pret në finale Fluminensen e Brazilit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat