Rikthimi i Abdullah Avcit në krye të Trabzonit i ka krijuar edhe një herë problem futbollistit shqiptar Enis Bardhi.
Ai nuk luante shpesh kur Avci ishte trajner më parë, nën drejtimin e Nenad Bjelicës përfaqësuesi i Maqedonisë ka qenë standard.
Por pas kthimit të Avcit, Bardhi është rikthyer në stol, por jo vetëm kaq, ai është në listën e gjashtë lojtarëve që pritet të largohet në janar.
Për Bardhin ka interes dhe pritet që shumë shpejt lojtari të gjejë një klub të ri.
Flitet se e kërkon Union Berlinin, ku trajner është Nenad Bjelica, apo në ndonjë klub tjetër gjerman apo spanjoll.