Milani mendon për fushën, por jo vetëm.
Në fakt, ata që nuk mendojnë vetëm për rezultatet janë drejtuesit, saktësisht fondi “RedBird”.
Thashethemet për një hyrje të mundshme në kompaninë e aksionareve të tjerë kanë qarkulluar prej javësh, me disa udhëtime në Lindjen e Mesme nga Kardinale dhe Furlani.
Objektivi i pronësisë së kuqezinjve është të përfshijë partnerë të rinj potencialë në projektin e Milanit në mënyrë të tillë që të shlyejë kredinë e shitësit prej 550 milionë (plus interes në 7%, një shifër e pa konfirmuar zyrtarisht) ndaj fondit “Elliott” të familjes Singer në afate sa më të shpejta që të jetë e mundur.
Për “La Repubblica”, marrëveshja do të kishte nisur, edhe pse ka pasur përgënjeshtrime jozyrtare në lidhje me faktin se partneri i ri mund të ishte “Investcorp”, fondi arabik i cili ishte interesuar për aksionet e “djallit” edhe përpara blerjes së tyre nga ana e Xherri Kardinales.