Dramë në Madrid!
Atletico Madridi mbeti 52 minuta pa një lojtar dhe fitorja iu mohua në fund, duke barazuar 3:3 me Getafen.
Mysafirët e shfrytëzuan përparësinë numerike, pasi që në minutën e 38-të Saviq u përjashtua pas dy kartonëve të verdhë.
Deri në minutën e 87-të udhëhoqi me 3:1 Atletico por pësuan dy gola për 5 minuta e fundit.
Për Atleticon shënuan Griezmann (44' e 69'- nga penalltia), Morata (63') dhe për Getafen realizuan Mayoral (53' e 90+2 nga penalltia) e Rodriguez (87').
Pas javës së 18-të në kampionatin spanjoll Atletico renditet në vend të 3-të me 35 pikë e Getafe në të 8-tin me 65 sosh.